Një 60-vjeçar ka humbur jetën paraditen e sotme në lagjen 18 të Durrësit, pranë terminalit të autobusëve.
Sipas të dhënave paraprake, ai u rrëzua papritur teksa po kalonte në vijat e bardha.
Pavarësisht mbërritjes së menjëhershme të ambulancës, mjekët konstatuan se 60-vjeçari kishte ndërruar jetë.
Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.








