-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arbër Çeliku: Shitja e votës nuk është asgjë krahasuar me…

Kryesoret

Sot e gjithë ditën shqiptarin e mjerë e të varfëruar nga nëntoka e mbitoka politike e akuzojnë për shitje të votës, madje e akuzojnë pikërisht ata, të cilët ofrojnë shuma të majme, kërcënojnë e shantazhojnë për vota, njësoj si në kohën e komunizmit dhe represionit sllav, kur shqiptarët, shkaku i varfërisë së skajshme, u detyruan përmbi gjysmë shekulli t’i martojnë fëmijët e vet, mbase hera-herës edhe pa vullnetin e tyre, në moshë të njomë për dokumente në vendet e Perëndimit dhe kësisoj të tkurremi tmerrësisht sot si popull dhe të rrezikojmë asimilimin të nesërmen.

Eksponentët dhe realizuesit e këtyre proceseve makabre ndaj shqiptarëve të gjorë vazhdojnë ende të luajnë me shqiptarët këtu dhe në Perëndim, për t’ua vjelë votën, qoftë me mashtrime në emër të çështjes kombëtare, qoftë duke ua blerë votën, ose duke i kërcënuar dhe shantazhuar me vendin e punës për këtë votë të qelbur, që këta të vazhdojnë me pashallëkun e tyre pafundësisht.

Asgjë nuk është shitja e votës krahasuar me shitjen e interesave kombëtare në vazhdimësi, me denigrimin individual e kolektiv dhe me shkeljen e dinjitetit të mbetur tek-tuk.

*Analiza referuar zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit