-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Gjykon dosjen një falsifikatore e përzënë nga policia greke

Kryesoret

Në një dalje të tensionuar para SPAK, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ngritur akuza të rënda ndaj gjyqtares Irena Gjoka, e cila ka qenë pjesë e hetimeve për dosjen e aferës “Partizani”.

Berisha ka pretenduar se disponon dokumente që, sipas tij, zbulojnë shkelje serioze dhe dyshime për falsifikim nga ana e Gjokës, duke hedhur dyshime mbi integritetin e hetimeve dhe funksionimin e drejtësisë në Shqipëri.

“Kam sjellë dokumente që tregojnë se gjyqtarja Irena Gjoka, e cila po gjykon dosjen e ish-presidentit dhe ish-kryeministrit, është një falsifikatore dhe mashtruese e cila është përzënë nga policia greke për falsifikim vizash. Ajo ka fshehur këtë fakt në dokumentet e vettingut dhe dekriminalizimit, dhe po mbrohet fuqishëm nga avokati Altin Troplini, i cili ka hapur dosje penale pa emër për të mbrojtur këtë delikuente në drejtësi. Ky grup njerëzish shkelmon ligjin dhe provat vetëm për të zgjatur jetën në pushtet të Ramës,” deklaroi Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit