-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kapet duke shitur kokainë në Tiranë, arrestohen dy të rinj

Kryesoret

Dy persona janë arrestuar nga policia në Tiranë pasi u kapën duke u marrë me shitje dhe blerje droge. Ngjarja ndodhi në rrugën “Anton Lufi”, ku u zhvillua një operacion i koduar “Check point”.

Alkido Ahmetaj u kap në momentin që po i shiste kokainë Silvio Xhaferrajt. Ai që po blinte drogën kishte thyer masën “arrest në shtëpi”, që e kishte për një tjetër rast të ngjashëm.

Gjatë kontrollit në banesën e Ahmetajt, policia gjeti sasi kokaine, para që dyshohet se janë nga shitja e saj, një peshore elektronike dhe sende të tjera të paligjshme. Të dy përfunduan në pranga dhe tani po ndiqen nga prokuroria.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit