I ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report TV, gazetari Kika komentoi zhvillimet brenda opozitës dhe Florian Binajn duke theksuar nevojën për një garë reale dhe duke shprehur optimizmin për potencialin e kandidatit të ri.
“I gjithë faktori opozitar u zgju nga 11 maji, kur Agron propozoi kandidatin e vet, por përsëri nuk ra dakord me të tjerët. Më pas propozuan Florin për kandidat. Unë shoh që njerëzit nxjerrin foto të Florit në pozicione të ndryshme me Ramën, por ne kemi një talent të jashtëzakonshëm si shoqëri për të gjetur një bisht edhe te personat më të pastër. Edhe sot, nëse lindesh, do të gjesh diçka për të gjykuar. Unë i uroj Florit të jetë i fituar, sepse nga njëra anë është një ministër me përvojë në administratë, ndërsa nga ana tjetër është një i ri, i virgjër në këtë fushë. Por pikërisht për këtë po e sulmojnë, sepse është një ‘gallatëxhi’. Unë mendoj se në jetë duhet të provohet gjithçka. Në këtë situatë, jam i gatshëm të shoh një garë reale,” shprehet Kika.








