-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spahiu tek ‘5Pyetjet’: PD ka humbur prej 25 vitesh në Tiranë

Kryesoret

Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report TV, analizon PD-në për zgjedhjet në Tiranë dhe thekson se opozita nuk po arrin të mobilizohet seriozisht, ndërsa gara elektorale për qytetin mbetet e kufizuar mes dy kandidatëve kryesorë.

“Analiza është shumë e thjeshtë: qytetarët protestuan për dy vite për të shkarkuar Veliajn, por askush nga eksponentët e PD-së nuk e pranon këtë realitet. Në 1 tetor, PD humbi në Tiranë. Kjo parti ka humbur në bashkinë e kryeqytetit për rreth 25 vite, që kur Edi Rama është aktiv politikisht. Rama ka bërë tre tiranas kundërshtarë të tij, dhe që atëherë PD nuk është marrë veten në Tiranë. Edhe kur Berisha ishte në pushtet, dhe me Sokol Olldashin, Spartak Ngjelën, Halim Kosovën e Lulzim Bashën, PD-ja ka humbur gjithmonë në kryeqytet. Në çdo lloj zgjedhjeje, PS ka fituar, ndërsa PD ka dalë gjithmonë e humbur, sepse askush nuk është i gatshëm të rrezikojë rrogën e tij.

Kjo është një lloj shitjeje e zgjedhjeve, një bojkot formal; ata nuk hyjnë si parti, por si shoqëri civile. PD nuk është si partitë e tjera – ka qëndruar në pushtet për 16 vite, 12 prej tyre me Ramën. Gara e vërtetë në 9 Nëntor është midis dy kandidatëve, dhe ne do të jemi mes Binajt dhe Qorrit. E dimë mirë kush do të fitojë, dhe më vjen shumë keq për këtë”, shprehet juristi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit