Një ngjarje e rëndë ka ndodhur brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku janë regjistruar të shtëna me armë zjarri.
Raportohet se është qëlluar me armë në drejtim të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili ka mbetur i lënduar.
Në pamje shihen forca të shumta policie që kanë rrethuar portën hyrëse të Gjykatës së Apelit dhe efektivë që vrapojnë brenda rrethimit të institucionit.
Po ashtu në vendngjarje ndodhen edhe drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit.
FOTO/ Plumba gjyqtarit në Tiranë, momenti kur futet policia në Apel