Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë të shkallës Rihter u regjistrua mesditën e sotme në rajonin Marche të Italisë Qendrore.
Sipas Institutit Italian të Gjeofizikës, lëkundjet u ndjenë edhe në qytetin e Ankonës. Epiqendra e tërmetit ishte rreth 35 kilometra larg bregut dhe në një thellësi prej 8 kilometrash.
Autoritetet se deri tani nuk ka raportuar materiale apo persona të lënduar nga ky tërmet.