-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Do t’ju hedh në erë’- Paralajmërimi një vit më parë, si erdhi vrasja e gjyqtarit?

Kryesoret

Sot u arrestua xhaxhai i Gjon Shkambit, autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, që kishte paralajmëruar publikisht për konfliktin për pronën gjatë një emisioni televiziv tek ‘Shihemi në Gjyq’ duke kërcënuar se do të hidhte në erë godinën e ish-Shkollës së Rezervave në lagjen “Skanderbeg”.

“Ja gjej unë formën se si me e liru. Si ta minoj në 4 qoshet se është prona ime. E kam me certifikatë. Të gjithë do t’ju hedh në erë. Po ju paralajmëroj, të gjithë do t’ju hedh në erë”, thotë Shkambi gjatë përballjes me personin që po fliste lidhur me këtë çështje.

Ngjarja e rëndë u shënua mesditën e së hënës, ku 30-vjeçari Elvis Shkambi qëlloi me tre plumba gjyqtarin pasi mori vendim kundër xhaxhait të tij. Ai qëlloi me armë edhe ndaj palës kundërshtare në gjyq, babë e bir, Ragip dhe Ervis Kurtaj.

Arrestohet roja dhe xhaxhai i vrasësit të gjyqtarit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit