-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flet sekretarja: Gjyqtari Kalaja u përpoq të mbrohej nga plumbat, por…

Kryesoret

Shqipëria u trondit më 6 tetor nga një ngjarje e rëndë dhe e paprecedentë në sistemin e drejtësisë, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra me armë zjarri brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë shpalljes së një vendimi gjyqësor.

Autori i dyshuar i vrasjes është 30-vjeçari Elvis Shkambi. Sipas raportimeve nga “Vizion Plus”, autori mbushi armën sapo gjyqtari dha vendimin dhe qëlloi fillimisht me një plumb në drejtim të tij. Gjyqtari Kalaja tentoi të largohej dhe të mbrohej, por Shkambi e qëlloi edhe dy herë të tjera, duke e plagosur për vdekje në kraharor dhe në bark.

Më pas ka plagosur babë e bir me të cilët ishte në konflikt në lidhje me pronën. Sipas dëshmisë së sekretares së gjykatës, autori ka drejtuar armën edhe në drejtim të sekretares, por nuk e ka shkrepur.

Policia ka arrestuar edhe Gjon Shkambin, xhaxhain e autorit që vrau gjyqtarin Astrit Kalaja. Xhaxhai akuzohet për vrasje në bashkëpunim. Gjithashtu, në pranga ka rënë edhe roja i sigurisë së Gjykatës së Apelit, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit