Sot pasdite në qendër të qytetit Lavrio, konkretisht në kryqëzimin e rrugëve “Fokionos Negri” dhe “Agia Paraskevi”, është shembur ballkoni i një banese.
Ngjarja shkaktoi dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht askush nuk u lëndua.
Forcat e zjarrfikësve shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë kontrolle për të siguruar që askush të mos ketë mbetur i bllokuar nën rrënoja.