Një 19-vjeçar nga Durrësi është arrestuar në fshatin Vukpalaj, Shkodër, pasi u kap duke transportuar 4 emigrantë ilegalë drejt kufirit me Malin e Zi.
Ai u ndalua në flagrancë nga policia, ndërsa kërkonte 400 euro për person për kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme.
I riu dyshohet se i ndihmonte emigrantët të kalonin fillimisht drejt Greqisë, e më pas drejt Malit të Zi. Policia sekuestroi automjetin dhe telefonin e tij.
Hetimet po vazhdojnë për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet.