Policia ka arrestuar një 41-vjeçar me inicialet G.B., banues në Orikum, i dyshuar për vjedhjen e tre biçikletave të markës “Bergamont” nga një turistë gjermane.
Ngjarja ka ndodhur më 7 tetor 2025, në zonën e plazhit të Orikumit, ku biçikletat ishin të parkuara.
Falë hetimeve të shpejta të specialistëve të Stacionit të Policisë Orikum, u bë e mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit. Biçikletat e vjedhura u sekuestruan si prova materiale.
Materialet e hetimit iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprën penale “Vjedhja”.