Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën që të çon drejt spitalit Memorial në Fier. Dy automjete, një “Mercedes” dhe një “Toyota”, janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar dëmtime të konsiderueshme.
Si pasojë e përplasjes, njëra nga makinat ka përfunduar në një kanal anës rrugës, ndërsa tjetra është dëmtuar në pjesën e përparme. Dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Fierit.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.