Marie Poradeci, vajza e poetit të madh Lasgush Poradecit, ka bërë një denoncim të hapur në rrjetet sociale për një betejë të gjatë dhe të lodhshme me shtetin shqiptar dhe drejtësinë, për një pronë familjare në Pogradec.
Ajo tregon se prej 32 vitesh po përballet me padrejtësi dhe mungesë drejtësie për një copë toke, që sipas saj i përket familjes që nga koha e Mbretërisë së Zogut dhe për të cilën ka fituar të gjitha çështjet gjyqësore.
Në një status të ashpër, Marie shpreh zhgënjimin dhe lodhjen shpirtërore, duke e përshkruar situatën si një shembull të kapjes së shtetit nga interesat ekonomike dhe korrupsioni, ku prona e saj është zaptuar dhe ajo nuk gjen drejtësi, ndërsa “pronari” i paligjshëm vazhdon biznesin e tij duke paguar pushtetarët.









