-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Njoftim për kufizime në lëvizje gjatë Konferencës së NATO-s në Tiranë

Kryesoret

Për shkak të zhvillimit të Konferencës së NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike, që do të mbahet nga data 8 deri më 10 tetor 2025, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, Policia e Tiranës ka njoftuar masa të veçanta sigurie që përfshijnë edhe kufizime në qarkullim.

Sipas njoftimit, do të ketë ndalim të qarkullimit për automjetet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga semafori pranë Presidencës deri te sheshi “Nënë Tereza” (përfshirë edhe vetë sheshin). Po ashtu do të jetë e bllokuar rruga “Gjergj Filipi” dhe segmenti që lidh hotelin “Marriott” me bulevardin.

Edhe për këmbësorët do të ketë kufizime: gjatë gjithë kohës së konferencës do të jetë i bllokuar trotuari nga hyrja e hotel “Rogner” deri te Pallati i Kongreseve.

Kufizimet do të jenë në fuqi nga ora 07:00 e datës 9 tetor deri në orën 15:00 të datës 10 tetor 2025.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit