-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reagimi i Vjosa Osmanit ndaj Vuçiçit: Kosova do të forcojë lidhjet me NATO-n

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Ajo e ka mbrojtur me forcë Turqinë, një vend anëtar të NATO-s dhe partner të rëndësishëm për Kosovën, duke dënuar sulmet që po i bëhen atij.

Në një postim në Twitter, Osmani ka thënë se bashkëpunimi me presidentin turk Erdogan ka qenë shumë i rëndësishëm për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. Ndërkohë, ajo e kritikoi Vuçiçin për orientimin e tij drejt Rusisë, Kinës dhe Iranit, në vend që të bashkëpunojë me vendet anëtare të NATO-s.

Presidentja tha se Kosova do të vazhdojë të forcojë kapacitetet e saj në mbrojtje, duke iu përmbajtur standardeve të NATO-s dhe duke punuar për t’u bërë pjesë e kësaj aleance.

“Vuçiç duhet të ndryshojë qëndrimin e tij dhe të kërkojë bashkëpunim me fqinjët, jo të sulmojë vazhdimisht. Por duket se mendësia e tij e vjetër nuk e lejon këtë,” shkruan Osmani.

Ky reagim erdhi pas deklaratave të presidentit serb, të cilat Osmani i cilësoi të rrezikshme dhe të dëmshme për paqen në Ballkan.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit