Zyra e Medias dhe Marrëdhënieve me Publikun e Presidencës informon se Institucioni i Presidentit të Republikës respekton plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e pjesës së dekretit nr.350, datë 01.10.2025, që përcaktonte datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë e Tiranë.
Njoftimi i Presidencës:
Zyra e Medias dhe Marrëdhënieve me Publikun
Njoftim për Media
Tiranë, më 9 tetor 2025
Në përgjigje të interesit të mediave, ju bëjmë me dije se Institucioni i Presidentit të Republikës respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e pjesës që përcakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë e Tiranës të dekretit me nr.350, datë 01.10.2025.