Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh në Kuvend se ministrja e Brendshme Albana Koçiu doli zbuluar nga KLGJ lidhur me mbrojtjen e gjyqtarëve.
“Duartrokitjet tuaja pas zisë për gjykatësin tregon se fytyrat e keni maska dhe maskat fytyra.
Sa i përket ministres, ajo ka bërë mashtrim publik, askush nuk mund të mbrojë një mashtruese, cfarëdo apoteoze t’i thurësh ajo është një mashtruese publike”, tha ai.
“Nuk më intimidoni dot. Kjo gjuhë e juaja ka krijuar këtë ngarkesë. Je duke drejtuar me gisht turp të kesh ti. Se me kaq vite sa ke ti, nuk duhej të fliste kështu. Shkollën e mesme, merr ti shkollën e lartë” u përgjigj Koçiu.