-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Rama urdhëroi Peleshin të kalonte aktet pa debat, sapo përmenda Arubën dhe Sinaloan

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për ndërhyrje të drejtpërdrejtë në punimet e Kuvendit, duke thënë se ky i fundit i dha urdhër kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, që të kalonte aktet pa debat.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se sapo nisi të denonconte lidhjet e dyshuara me çështjen “Aruba” dhe përmendi kartelin “Sinaloa”, ndërhyrja e Ramës ishte e menjëhershme, duke i mohuar opozitës të drejtën e diskutimit në sallën plenare.

“Ju paralajmërova se Rama do anashkalonte GJ K me pretendimin e turpshëm se Këshillimi ministrave qënkërka noteri i Këshillit Bashkiak.

Ndaj dhe besoj se me këtë vendim i bën një shërbim vendit rendit kushtetues dhe u dhanë vulën e turpit, po nuk kanë turp. U dhanë vulën e turpit atyre që shkelmuan kushteutën, Ramës, presidentit të tij kukull dhe atyre që u përfshinë në këtë akt madhor kushtetues.

Peleshi me urdhër të Ramën po asgjëson Parlamentin, ju ishit aty e patë në një zhvillim normal të seancës pasi u dakordësua që pas fjalës time do fillonin debatet dhe një pjesë e mirë e kolegëve të mi u tërhoqën nga proceduar.

Mjaftoi fakti që unë denoncova Arubën, Sinaloan dhe pritjen në zyrën e Ramës të bosit të Sianloas dhe Rama i dha urdhër Paleshit që të votonte aktet pa debat”, deklaroi Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit