-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Festë dhe lot në Izrael dhe Gaza pas marrëveshjes historike

Kryesoret

Lot gëzimi dhe buzëqeshje nga shpallja e marrëveshjes mes Izraelit dhe Hamasit, pas dy vitesh luftë. Me të dëgjuar për marrëveshjen, festimet shpërthyen si në Izrael ashtu edhe në Gaza. Sipas Skynews, në Khan Younis një turmë doli në rrugë duke kërcyer dhe duartrokitur.

Në të njëjtën kohë në Tel Aviv, familjet e pengjeve dhe njerëzitfilluan të brohorisnin: “Çmimi Nobel për Trump”, duke valëvitur flamurin amerikan. Einab Zhangaucker, nëna e pengut Matan Zhangaucker, u pa e prekur nga perspektiva e lirimit të djalit të saj.

Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për kushtet për lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi, një përparim i madh në negociatat e ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara dhe Katari për t’i dhënë fund luftës dyvjeçare, siç raporton Bloomberg.

“Jam shumë krenar të njoftoj se Izraeli dhe Hamasi kanë nënshkruar fazën e parë të planit tonë të paqes”, tha Trump në një postim në mediat sociale të mërkurën.

“Kjo do të thotë se të gjithë pengjet do të lirohen shumë shpejt dhe Izraeli do të tërheqë trupat e tij në një linjë të rënë dakord si një hap i parë drejt një paqeje të fortë, të qëndrueshme dhe të përjetshme”. Izraeli, Hamasi dhe Katari më pas konfirmuan se ishte arritur një marrëveshje për lirimin e pengjeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit