-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Florjan Binaj: Do marrim pjesë në zgjedhje, pavarësisht datës

Kryesoret

Florjan Binaj, kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, ka reaguar pas pezullimit nga Gjykata Kushtetuese të vendimit për shkarkimin e Veliajt dhe zgjedhjeve të 9 nëntorit. Ai tha qartë se, pavarësisht datës, do të marrë pjesë në votime me një vullnet të fortë për ndryshim.

“Kurdo që të caktohet votimi, ne do të marrim pjesë me vizionin dhe vullnetin tonë për ndryshim,” shkruan Binaj, duke shtuar se partia më e rëndësishme është ajo e qytetarëve.

Ai fton të gjithë të punojmë së bashku për t’i rikthyer besimin politikës së ndershme dhe punës për njerëzit.

“Miqtë e mi,
Zgjedhjet e pritshme në Tiranë janë vetëm hapi i parë në rrugën e gjatë që po nisim.
Kurdo që të caktohet votimi, ne do të marrim pjesë me vizionin dhe vullnetin tonë për ndryshim.
Deri atëhere ju ftoj të punojmë çdo ditë për të ndezur në mendjet dhe zemrat e qytetarëve besimin tek politika e ndershme, tek politika e punës, besimin se pushteti buron nga qytetarët dhe duhet të punojë vetëm për qytetarët.
Partia më e rëndësishme, partia më e fuqishme në botë është partia e qytetarëve.
Flori”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit