Nisi me një minutë heshtje seanca e sotme parlamentare. Niko Peleshi vlerësoi figurën e gjyqtarit të ndjerë Astrit Kalaja i cili u vra tre ditë më parë në sallën e gjyqit, në Gjykatën e Apelit.
Por kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi kërkoi që “ministri i Brendshëm të japë dorëheqjen. Letra e KLGJ-së nxori zbuluar qeverinë për mbrojtjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve” tha ai.
Më pas fjalën e mori ministri i Drejtësisë duke sulmuar opozitën. “Akoma nuk janë bërë të 7-atat dhe të mundohesh të kapitalizosh këtë ngjarje për politikë…
Ju me gjuhën që keni përdorur kundër gjyqtarëve nga ‘Altin Troplini’ e ‘Dumdumani’ ju keni ndërsyer ata militantët tuaj.
Ju nuk keni turp, shkoni në prokurori (Berisha) dhe prodhoni urrejtje cdo të hënë” tha ministri Lamallari. “Turp të të vijë ty që bën avokatin e një vrasësi” iu përgjigj Bardhi.