-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump njofton marrëveshjen: Izraeli dhe Hamasi nisin hapat e parë drejt paqes

Kryesoret

Izraeli dhe Hamasi janë dakordësuar për fazën e parë të një marrëveshjeje paqeje në Rripin e Gazës. Lajmi u bë i ditur nga Donald Trump përmes një postimi në Truth Social, ku tha se shumë shpejt pritet të lirohen të gjithë pengjet izraelite, ndërsa ushtria izraelite do të tërhiqet në një vijë të dakordësuar.

“Jam shumë krenar të njoftoj se Izraeli dhe Hamasi kanë nënshkruar Fazën e parë të Planit tonë të Paqes…”, shkroi Trump, duke shtuar se kjo është vetëm hapi i parë drejt një paqeje të qëndrueshme dhe të përhershme.

Sipas marrëveshjes, IDF do të largohet nga pjesa më e madhe e Gazës (me përjashtim të Rafahut) brenda 24 orëve të ardhshme. Në këmbim, do të lirohen rreth 2,000 të burgosur palestinezë, përfshirë 250 nga burgjet izraelite dhe 1,700 nga Gaza. Shkëmbimi do të ndodhë brenda 72 orëve nga zbatimi i marrëveshjes.

Por armëpushimi hyn në fuqi vetëm pasi qeveria izraelite ta miratojë zyrtarisht. Ka edhe kundërshtime – si nga ministri i Financave, Bezalel Smotrich, i cili tha se partia e tij nuk do të votojë pro marrëveshjes.

Pavarësisht kësaj, festime pati si në Tel Aviv ashtu edhe në Gaza. Familjarët e pengjeve falënderuan Trump për përfshirjen e tij, ndërsa ai tha për Fox News se të gjithë pengjet mund të lirohen deri të hënën. Po ashtu, bëri të ditur se javën që vjen do të vizitojë Izraelin dhe do të flasë në Knesset.

Marrëveshja u përshëndet edhe nga shumë liderë botërorë, që e shohin këtë si një hap real drejt paqes në rajon.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit