Kryetari i PD-së, Berisha u shpreh sot se Edi Rama sipas tij firmosi dje vendime në mbrojte të prokurorëve të SPAK-ut, dhe “la gjyqtarët e Apelit siç ishin”.
“Gjykatësi është ekzekutuar në mënyrë barbare në krye të detyrës. Ju e patë narkoqeveria dje në vend se të përcaktonte masa për mbrojtjen e gjykatësve do publikojë masat për mbrojtjen e skafistëve.
Nuk jam kundër, por Gjykata e Apelit dhe gjykatësi i Apelit në aspektin e vendimit është më i rëndësishmi i vendimmarrjes gjyqësore dhe nuk shkruaji asnjë fjalë. Do mbrohen 18 vetë, se çfarë do bëhet me 200 të tjerë, siç ishin, mbeten.
Ky që foli. Se ajo nuk fliste dot ministrja. Ministrja që mashtroi pardje publikisht. S’ka ndodhur ndonjëherë ngrihet ministri flet për ministrin.
Atë e vrau shteti në kuptim se ai ishte totalisht pa asnjë mbrojte” tha ai.