Policia e Himarës ka arrestuar një 33-vjeçar nga Elbasani, i dyshuar si autor i disa vjedhjeve të ndodhura gjatë shtatorit dhe tetorit në një market në lagjen “Livadh”.
Sipas hetimeve, ai kishte marrë një shumë prej 800 mijë lekësh dhe produkte me vlerë mbi 1 milion lekë.
Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti drogë, një thikë dhe veshje të përdorura gjatë vjedhjeve.
33-vjeçari, me inicialet M.B., ishte gjithashtu në kërkim për akuza të tjera si mbajtje armësh të ftohta dhe trafik droge.
Materialet i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.