Më 9 nëntor, qytetarët e Vlorës, Beratit, Matit, Tepelenës dhe Cërrikut do të zgjedhin kryetarët e rinj të bashkive. Partia Socialiste ka shpallur kandidatët zyrtarë, ndërsa PD do mbështesë kandidatët e pavarur në këto zona.
Në Vlorë, Brunilda Mersini, deputete dhe ish-drejtoreshë spitali, kandidon për herë të parë për kryetare bashkie, duke u përballur me Dionis Sotën, kandidat i pavarur me mbështetje PD dhe Adriatik Lapajn.
Në Cërrik, gara është mes Florenc Dokës (PS), Amarildo Hoxhës (kandidat i pavarur i mbështetur nga PD) dhe Eligert Himës nga lëvizja “Shqipëria Bëhet”.