Shqipëria do të luajë sonte në orën 20:45 ndaj Serbisë, në një sfidë vendimtare për kualifikueset e Botërorit. Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar pamjet nga dhomat e zhveshjes, ku konfirmohet se kuqezinjtë do të luajnë me fanellat e bardha, ndërsa Serbia, si vendase, do të jetë me uniformat e kuqe.
Skuadra e Silvinjos ndodhet aktualisht në vendin e dytë të grupit, ndërsa Serbia renditet menjëherë pas, në vendin e tretë. Ndeshja pritet të jetë e fortë dhe me shumë emocion, duke marrë parasysh edhe rëndësinë që ka për vazhdimin e garës drejt Kupës së Botës.