Kombëtarja shqiptare është nisur drejt stadiumit të Leskovacit përballë Serbisë, në një ndeshje që mund të jetë vendimtare për ëndrrën drejt Botërorit.
Tensioni është i lartë dhe masat e sigurisë janë të rrepta, ndërsa kuqezinjtë po shoqërohen nga policia lokale.
Takimi nis në orën 20:45 dhe pritet me shumë interes nga tifozët shqiptarë kudo në botë.