Ndërsa ndeshja e shumëpritur Serbi–Shqipëri pritet të nisë pas pak minutash në Leskovac, tifozët kuqezi që s’kanë mundur të udhëtojnë drejt stadiumit janë mbledhur në zemër të Tiranës, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme.
Flamujt kuqezi valëviten në çdo cep, këngët dhe vallet nuk mungojnë, dhe energjia është në maksimum. Të gjithë me sytë nga ekrani, me zemrën në fushë – sepse kjo përballje është më shumë se një ndeshje.