Ndërsa ndeshja Serbi–Shqipëri luhet sonte në orën 20:45 në Leskovac, provokimet nuk kanë munguar.
Në qytetin e Nishi-t, ku ndodhet delegacioni shqiptar, tifozët kanë vendosur parrulla në rrugë që shfaqin hartën e Kosovës të shoqëruar me flamurin serb.
Kjo ndeshje e vlefshme për grupin K ka bërë që emocionet dhe sfidat jashtë fushës të jenë po aq të theksuara sa vetë loja.