-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëri–Serbi/ Sot luhet më shumë se një ndeshje

Kryesoret

Sot, Kombëtarja jonë zbret në fushën e Leskovcit për një përballje që nuk është thjesht një sfidë futbolli. Është një ndeshje që mund të përcaktojë fatin e ëndrrës sonë për të qenë pjesë e Botërorit. Përballë është Serbia, një kundërshtar i fortë, por mbi të gjitha, një sfidë e ngarkuar me peshë simbolike dhe emocionale për të gjithë shqiptarët.

Fitorja sot është e vetmja alternativë që e mban gjallë shpresën tonë. Çdo rezultat tjetër do ta bëjë shumë të vështirë rrugën drejt kualifikimit.

Silvinjo, trajneri i kombëtares, ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore, por duket se ka ende disa dilema në formacion. Strakosha do të jetë titullar në portë. Në mbrojtje pritet të rreshtohen Hysaj dhe Mitaj në krahë, ndërsa Ajeti dhe Gjimshiti do të mbulojnë qendrën.

Në mesfushë, Laçi duket se do të zëvendësojë Ramadanin, duke u bashkuar me Asllanin dhe Shehun. Ndërsa në sulm, Daku do të udhëheqë repartin ofensiv, i mbështetur nga Broja në të djathtë dhe – me shumë mundësi – Uzuni në të majtë. Për këtë pozitë ekziston një balotazh mes Uzunit dhe Nedim Bajramit, por beratasi duket më i favorizuar.

Kjo ndeshje është më shumë se një 90-minutësh. Është një test karakteri për ekipin, për trajnerin dhe për të gjithë ne si tifozë. Sot, kuqezinjtë nuk luajnë vetëm për pikët – luajnë për dinjitet, për krenari dhe për të na mbajtur gjallë ëndrrën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit