-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tension para ndeshjes Serbi–Shqipëri, masa të rrepta sigurie në Leskovac

Kryesoret

Pak orë para ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë, atmosfera është e nxehtë jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Në Leskovac, ku do të luhet takimi, janë marrë masa të forta sigurie për të shmangur çdo incident të mundshëm.

Drejtori i stadiumeve të Federatës Serbe, Ljubislav Sekulic, bëri me dije se hyrja në stadium do të jetë e kontrolluar në mënyrë rigoroze. “Të gjitha biletat mbajnë emër, mbiemër dhe numër identifikues. Hyrja do të lejohet vetëm me dokument identiteti dhe tifozët do të kontrollohen disa herë përpara se të futen në stadium,” – deklaroi ai.

Objekte të rrezikshme si shkrepëse, para metalike apo lazerë nuk do të lejohen. Autoritetet synojnë të garantojnë një sfidë të qetë, ndërsa në fushë pritet një përballje e fortë mes dy rivalëve historikë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit