Agim Aliu nga Partia Demokratike e Kosovës ka shpallur fitoren në zgjedhjet lokale në komunën e Ferizajt.
Gjatë një fjalimi në këtë qytet, ai ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë që të qeverisë edhe në katër vjetët e ardhshëm.
“Sonte fituan të gjithë, fitoi Ferizaj dhe ferizajasit. U dëshmua se puna mbizotëron mbi zhurmën”, tha ai.
Parashikimet e nxjerrin atë të parin, duke ia dhënë edhe një mandat në krye të kësaj komune që në rundin e parë të zgjedhjeve.
Ramiz Lladrovci doli i pari në zgjedhjet e sotme lokale në Drenas, sipas Exit Poll-it në T7, i cili e nxjerr atë me 48,6%. Sipas këtyre matjeve, Petrit Hajdari nga PDK-ja renditet i dyti me 45,3%.









