Garë jashtëzakonisht e ngushtë po zhvillohet në Mitrovicë.
Kur janë numëruar 93.45% të votave, Faton Peci i VV-së e ka kaluar Arian Tahirin e PDK-së.
Tahiri e shpalli fitoren pas përfundimit të procesit zgjedhor.
Por sipas rezultateve, Peci ka 14.718 vota apo 47.96%, teksa Tahiri ka 14.662 vota apo 47.77%.
Rezultati në Mitrovicë po ndryshon vazhdimisht.