-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Bravo, ke bërë shumë mirë”- Silvinjo rrëfen mesazhet pas triumfit në Serbi

Kryesoret

Nesër Shqipëria do të zhvillojë ndeshjen miqësore me Jordaninë. Trajneri Silvinjo rrëfeu emocionet pas fitores me Serbinë.

“Sa shqiptar ndihem? Pas kualifikimit në Europian, ndihesha 7 shqiptar. Pas kësaj fitore, ndihem 8 e gjysmë, gati 9. Në të dyja ndeshjet kemi bërë mirë, në fushë luhet futboll. Ndihem 8 e gjysmë shqiptar. Jam relativisht inteligjent. E kuptoj rëndësinë e ndeshjes, për tifozët dhe për të gjithë.

Unë nuk besoj në miqësore, mendoj për hapin tjetër që është i rëndësishëm dhe vjen në nëntor. Përsa i përket tifozëve, ta mbështesin Kombëtaren sepse lufton me zemër, gjak dhe shpirt. Mund të humbasësh, por asnjëherë nuk i ka munguar gjaku, shpirti dhe zemra. E dimë që nuk ka rrugë tjetër, përveçse të ecim përpara. Kërkojmë suportin e tifozëve.

Pas fitores me Serbinë mora shumë komplimente dhe urime. Të gjitha të rëndësishme. Por 10 ditë më parë kam pasur bisedë telefonike me video, ishin bashkë edhe stafi afër me Roberto Mançinin. Pas ndeshjes me Serbinë më ka shkruar: “Bravo Silvio ke bërë shumë mirë”, por sigurisht të gjitha mesazhet janë të rëndësishme”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit