-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Emanuel Bajra: Ok i mundëm në futboll serbët, por…

Kryesoret

Ok, i mundëm në fushë, i mundëm edhe në vitin 1999 në fushëbetejë, por ekonomia është shumë e rëndësishme — dhe në këtë drejtim, ne shqiptarët kemi shumë punë për të bërë.

-Me shifra, Serbia na mund dhe nëse vazhdojmë kështu, këtë shekull do të mbisundojë ballkanin, ekonomkisht, ushtarakisht dhe në teknologji.

-Me brohorit “mora fjalë” ndoshta ndihesh mirë për pak çaste, por ajo nuk ta siguron të ardhmen. Një e ardhme që dita-ditës po bëhet më e rrezikshme për ne shqiptarët në Ballkan.

-Ajo që e bën ekzistencën tonë të mundur dhe të qëndrueshme nuk është vetëm krenaria kombëtare — është ekonomia, inovacioni, teknologjia dhe arsimi me cilësi.

-Serbia sot është shumë më përpara ekonomikisht — me rreth $14,000 për frymë, industri të zhvilluar, eksport, mbrojtje të fortë dhe një sistem inovacioni që e rendit në vendin 52 në botë.

-Shqipëria është diku në mes — përpara Kosovës, por akoma prapa Serbisë. Ajo ka bërë hapa përpara në digjitalizim dhe turizëm, por inovacioni dhe industria ende janë të dobëta.

-Kosova, pavarësisht potencialit të madh njerëzor, mbetet më e varfër për frymë ($7,150). Ekonomia është e vogël dhe e varur nga remitancat, por megjithatë, rinia dhe digjitalizimi po tregojnë shenja shprese.

-Investimet e huaja? Serbia merr shumë më tepër — me qindra milionë dollarë çdo tremujor. Shqipëria dhe Kosova kanë më pak, edhe pse si përqindje e GDP-së janë në nivele të ngjashme (rreth 5–7 %).

-Mbrojtja? Serbia shpenzon 2–3 % të GDP-së dhe ka industri të armatimit; Shqipëria dhe Kosova përpiqen të afrohen, por kapacitetet janë shumë më të vogla.

-Teknologjia dhe inovacioni? Serbia prapë udhëheq rajonin, me qendra kërkimore, startup-e dhe politika publike të qarta për zhvillim. Kosova dhe Shqipëria kanë entuziazëm, por jo strukturë.

-Në thelb: Serbia ka ekonomi më të larmishme, më të fortë, më të lidhur me tregjet e mëdha.

Shqipëria e Kosova kanë potencial, por mungojnë infrastruktura, kapitali dhe vizioni afatgjatë.

-Prandaj, në vend që të mburremi vetëm me të kaluarën, duhet të përgatitemi për garën e së ardhmes.

-Fitorja e vërtetë e një kombi sot nuk është më në fushëbetejë futbolli — është në treg, në laborator, në klasë dhe në teknologji.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit