Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë një afat dyjavësh për të shqyrtuar pretendimet paraprake në procesin ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit në çështjen “Partizani”.
Seanca e radhës do të zhvillohet më 27 tetor.
Në seancën e fundit, Jamarbër Malltezi pretendoi se disa akte hetimore janë kryer në kundërshtim me ligjin dhe kërkoi rrëzimin e tyre.
SPAK kundërshtoi me forcë këto pretendime, duke theksuar se hetimet janë kryer ligjërisht.








