-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ju presim në Tiranë”- Thirrja për protestën në mbrojtje të ish-komandantëve të UÇK-së

Kryesoret

Në Tiranë, më 17 tetor do të zhvillohet protesta gjithëkombëtare me moton “Liria ka emër”, në mbështetje të ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë dhe po hetohen për krime lufte.

Thirrja për pjesëmarrje në protestë është bërë nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Protesta paqësore me qëllim kërkimin e drejtësisë për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Ajo vjen pas tubimeve të ngjashme të zhvilluara së fundmi në Prishtinë dhe Hagë.

Në paraburgim në Hagë prej pesë vitesh ndodhen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët akuzohen për krime lufte. Ish-presidenti Thaçi dhe bashkëluftëtarët e tij i kanë mohuar të gjitha akuzat, ndërsa që prej 15 shtatorit mbrojtja e tyre ka nisur paraqitjen e provave dhe thirrjen e dëshmitarëve në proces.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit