-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kaja Kallas përshëndet lirimin e pengjeve nga Hamasi: Një hap i rëndësishëm drejt paqes

Kryesoret

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka reaguar pas lirimit të shtatë pengjeve izraelite nga Hamasi, duke e cilësuar këtë veprim si një fitore të diplomacisë dhe një moment shprese për përparim drejt paqes në Lindjen e Mesme.

Në një deklaratë publikuar në rrjetin social X, Kallas u shpreh se ky zhvillim është dëshmi e rëndësisë që ka bashkëpunimi ndërkombëtar në zgjidhjen e krizave të ndërlikuara. Ajo theksoi nevojën për vazhdimin e përpjekjeve diplomatike dhe lirimin e plotë të të gjithë pengjeve që mbahen ende në Rripin e Gazës.

“Lirimi i pengjeve është një sukses i madh për diplomacinë dhe një hap vendimtar drejt paqes,” tha Kallas.

Reagimi i saj vjen në një moment të ndjeshëm për situatën në terren, ku përplasjet mes Izraelit dhe Hamasit kanë shkaktuar një krizë të thellë humanitare. BE ka ripërsëritur thirrjet për një armëpushim të qëndrueshëm dhe rifillim të dialogut politik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit