Zgjedhjet lokale në Kosovë do të vazhdojnë me raundin e dytë më 9 nëntor, pasi në 17 komuna asnjë kandidat nuk arriti të sigurojë shumicën absolute të votave. Krahasuar me vitin 2021, numri i komunave që shkojnë në balotazh ka rënë me pesë.
Në 21 komuna të tjera, fituesit u konfirmuan që në raundin e parë, çka tregon një rritje të qartësisë elektorale në disa zona – katër më shumë se në zgjedhjet e kaluara.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote, përfshirë afro 44 mijë votues nga diaspora, pjesëmarrja në votime ishte 39%.