-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Po përgatitemi për qeverinë Kurti 3, nëse jo zgjedhje të reja

Kryesoret

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se afati për paraqitjen e qeverisë së re përfundon më 26 tetor, dhe se gjatë kësaj jave do të nisin bisedimet për formimin e shumicës së re parlamentare.

“Dita e fundit për prezantimin e kabinetit është 26 tetori. Shumë shpejt do të fillojmë bisedat, sepse Kosovës i duhet një mandat i ri në përputhje me rezultatin,” tha Kurti në një konferencë për media.

Ai theksoi se është i gatshëm për qeverinë Kurti 3, por nëse kjo nuk realizohet, atëherë është i hapur për zgjedhje të reja parlamentare. “Tash po numërojmë poshtë. Nëse bisedat janë të suksesshme, nuk do të presim deri më 26 tetor,” shtoi ai.

Sa i përket koalicioneve, Kurti nuk dha detaje, por tha se përbërja e shumicës do të përcaktohet nga komunikimet dhe bisedimet politike.

Duke komentuar zgjedhjet lokale, Kurti u shpreh i kënaqur me rezultatin: “Kurrë më parë nuk kemi pasur një rezultat më të mirë në zgjedhjet lokale.”

Ndërkohë, ai ngriti shqetësime për exit poll-et në Mitrovicë, duke i quajtur “ndërhyrje flagrante në proces”. Sipas tij, ato nuk ishin gabime të zakonshme, por “inxhinieri e paramenduar”. Ai kërkoi nga organet e drejtësisë të hetojnë rastin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit