Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë një konference për mediat në Tiranë, vlerësoi progresin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Ajo theksoi rëndësinë e reformave që vendi ka ndërmarrë dhe u shpreh e impresionuar nga rezultatet e arritura.
“Ne të gjithë themi që kushti i zgjerimit bazohet në merita, dhe Shqipëria i ka të gjitha meritat,” tha von der Leyen. “Është një proces normal dhe ne duhet të punojmë për reformat që çojnë në integrim. Për mua është shumë inkurajuese të shoh progresin që është bërë në dy-tri vitet e fundit.”
Presidentja evropiane vuri në dukje edhe dëshirën e qytetarëve shqiptarë për anëtarësim në BE dhe theksoi se reformat nuk janë vetëm për BE-në, por për forcimin e demokracisë në vend. Ajo përmendi edhe disa nga arritjet konkrete si SEPA, roaming-un dhe planin e rritjes ekonomik që po jep rezultate pozitive.
“Unë jam e impresionuar nga këto reforma dhe besoj se Shqipëria mund të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian deri në vitin 2027,” përfundoi Ursula von der Leyen.









