Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ka vlerësuar progresin e shpejtë dhe të dukshëm që Shqipëria ka bërë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Von der Leyen theksoi se plani për të përfunduar negociatat deri në vitin 2027 është ambicioz, por i drejtëpërdrejtë i nevojshëm.
“Shqipëria ka bërë një rrugë të gjatë dhe progres të mrekullueshëm me një shpejtësi rekord,” tha ajo, duke shtuar se momenti gjeopolitik aktual, përfshirë luftën në Ukrainë, ka forcuar vendosmërinë e vendeve të rajonit për t’u afruar me BE-në.
Presidentja evropiane theksoi rëndësinë e reformave kyçe që Shqipëria ka realizuar, duke i cilësuar ato si hapat thelbësorë për të përfituar nga fondet e Bashkimit Evropian.
“Ne veprojmë si një Shqipëria ka bërë zgjedhjen e saj dhe ne jemi plotësisht me ju,” përfundoi Von der Leyen.