Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, gjatë një fjalimi në Parlamentin izraelit (Knesset), ka deklaruar se kundërshtarët e Izraelit po kuptojnë qartë fuqinë dhe vendosmërinë e shtetit hebre, duke iu referuar sulmit të Hamasit më 7 tetor dhe zhvillimeve në luftën në Gaza.
“Armiqtë tanë tani e kuptojnë se sa i fuqishëm dhe sa i vendosur është Izraeli,” u shpreh Netanyahu. “Ata e kuptojnë se sulmi ndaj Izraelit më 7 tetor ishte një gabim katastrofik. Ata e kuptojnë se Izraeli është i fortë dhe se Izraeli është këtu për të qëndruar,” theksoi ai.
Netanyahu pranoi se Izraeli ka paguar një çmim të lartë në luftën kundër Hamasit, por e quajti kthimin e pengjeve një moment të veçantë.
“Në fillim të luftës, premtova t’i ktheja të gjithë pengjet në shtëpi. Sot, me ndihmën e domosdoshme, ndihmën e vendosur dhe të fokusuar, ndihmën e pandërprerë të Presidentit Trump dhe me sakrificën dhe guximin e jashtëzakonshëm të ushtarëve të Izraelit, ne po e përmbushim këtë premtim,” deklaroi ai.








