-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Besojmë fuqishëm në mbylljen e negociatave me BE-në deri në 2027

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama shprehu besimin e fortë se Shqipëria do të përfundojë procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në vitin 2027. Ai vuri në dukje sfidat e kaluar, duke theksuar se më herët negociatat janë bllokuar për shkak të vetojeve nga disa vende anëtare.

“Jo vetëm që e besojmë, por mbi këtë besim kemi zhvilluar edhe fushatën zgjedhore, duke kërkuar mbështetje nga shqiptarët për një mandat të fortë për Shqipërinë 2030 në BE,” tha Rama.

Kryeministri nënvizoi se situata ka ndryshuar dhe tani Shqipëria është në sinkron me Bashkimin Evropian. “Sot kemi hapur pesë nga gjashtë kapitujt në vetëm 11 muaj, një kohë rekord. Në Bruksel nuk të dhuron askush asgjë, duhet ta fitosh vetë,” shtoi ai.

Rama gjithashtu theksoi rëndësinë e vullnetit të Komisionit Evropian dhe vendeve anëtare për përparimin e procesit. “Objektivi i vitit 2027 nuk është një ëndërr, por një qëllim realist që mund të arrihet me përkushtim dhe bashkëpunim,” përfundoi kryeministri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit