Për dy ditë me radhë, Tirana është në qendër të vëmendjes rajonale dhe evropiane, duke pritur Forumin e Investimeve EU–WB6, me pjesëmarrjen e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Pas fjalës së hapjes nga kryeministri Edi Rama dhe fjalimit kryesor të von der Leyen, pritet të flasë edhe ministrja për Inteligjencën Artificiale, Diella. Më herët, Presidentja e KE-së do të takohet me Presidentin Bajram Begaj në Presidencë, rreth orës 09:15.
Forumi synon forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, si pjesë e një strategjie të re për zhvillim të qëndrueshëm dhe integrim rajonal.








