Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, vizitoi sot Parlamentin izraelit, në një nga momentet më të ndjeshme për rajonin. Ai u prit me duartrokitje nga të pranishmit, ndërsa salla u ngrit në këmbë për të nderuar praninë e tij.
Trump shoqërohej nga zyrtarë të lartë amerikanë, mes të cilëve edhe vajza e tij Ivanka Trump dhe dhëndri Jared Kushner.
Vizita e tij vjen menjëherë pas dorëzimit të 20 pengjeve izraelite nga Hamasi, pas 738 ditësh në robëri – një zhvillim i rëndësishëm në përpjekjet për stabilitet në Lindjen e Mesme.