-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dumani raporton për SPAK: Rritje e konfiskimeve, hetime dhe bashkëpunim ndërkombëtar

Kryesoret

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka prezantuar sot para Komisionit të Ligjeve një pasqyrë të rezultateve të institucionit për vitin e fundit. Ai theksoi përmirësimin e strukturës dhe kapaciteteve të SPAK, rritjen e numrit të prokurorëve dhe intensifikimin e trajtimeve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Dumani u shpreh se, megjithëse ka pasur një ulje prej 15% të numrit të procedimeve të regjistruara për shkak të kompleksitetit të çështjeve afatgjata, janë rritur numri i personave të hetuar dhe konfiskimet e aseteve kriminale, me një rritje prej 60% krahasuar me vitin 2023.

“Politika e masave të sigurimit është bërë më e balancuar dhe proporcionale, duke shmangur abuzimin me masat më të rënda të sigurisë.”

Sa i përket luftës kundër korrupsionit, Dumani zbuloi se janë proceduar 33 ish-zyrtarë të lartë, nga të cilët 19 janë dërguar për gjykim dhe 10 kanë marrë dënim të formës së prerë. Ndërkohë, në luftën kundër terrorizmit janë regjistruar 9 çështje të reja, ndërsa një prej tyre ka përfunduar me dërgimin në gjykatë për financim të terrorizmit.

Dumani gjithashtu raportoi për bashkëpunimin ndërkombëtar, duke krijuar 10 skuadra hetimore të përbashkëta me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian, që kanë goditur rrjetet e drogës dhe pastrimit të parave.

“Vlera e pasurive të sekuestruara gjatë këtij viti arriti në 65.5 milionë euro, një rritje prej 59.7% në krahasim me vitin e kaluar. Kjo tregon angazhimin tonë për të pastruar ekonominë nga pasuritë e fituara në mënyrë të paligjshme,” shtoi Dumani.

Altin Dumani në Kuvend, raporton para Komisionit të Ligjeve

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit