Trajneri i Kosovës, Franko Foda, është shprehur i lumtur pas fitores 0-1 ndaj Suedisë, që e afron “Dardanët” edhe më shumë me Play Off-in e Botërorit.
“Ishte një ndeshje e vështirë, por fituam. Gjithçka shkoi sipas planit për t’u mbrojtur mirë dhe për të dalë në kundërsulme. Në fund të pjesës së parë mund të shënonim për 2-0, gjë që do na jepte më shumë qetësi,” tha Foda.
Ai shtoi se pjesa e dytë ishte më e vështirë, pasi Suedia ushtroi presion të madh.
“Për rreth 30 minuta ishim nën presion, dhe ndoshta edhe fati na ndihmoi. Jam krenar për djemtë dhe për luftën që bënë për këto tri pikë,” përfundoi trajneri.